Therret me thikë një nxënës

Kronika January 23, 2017 - 14:52
Një nxënës është plagosur me thikë sot në shkollën 9 vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës

Raportohet se i mituri është goditur dy herë me thikë nga një person tjetër i paidentifikuar. Një herë në anën e shpatullës dhe një herë në krah.

Ai është dërguar në spital ku ka marrë trajtim nga mjekët dhe është jashtë rrezikut për jetë, kurse Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.