Pesë të dyshuar për tragjedinë e Kolovicës, babai i dy fëmijëve të mbytur thotë se askush s’e ka kontaktuar (Video)

Kronika February 25, 2017 - 22:25

Pesë persona janë të dyshuar për tragjedinë e Kolovicës në Prishtinë, ku para tetë muajsh, duke rënë në një pus, humbën jetën dy fëmijë të familjes Mramori.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është ngritur kallëzim penal për pesë persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Babi i fëmijëve të ndjerë, Muhamet Mramori, ka thënë se nuk është ftuar nga askush për t’u deklaruar lidhur me rastin. /Tribuna Channel/