Kjo është gjendja e personit të cilën e goditi treni mbrëmë në Prishtinë

Kronika March 22, 2017 - 18:56

Një person me inicialet F.P rreth moshës 22 vjeçare, është goditur nga treni në Prishtinë mbrëmë rreth orës 19:15 minuta.  

Ndërsa mjekët në Qendrën Intensive në QKUK kanë pohuar se gjendja e personit është e rëndë dhe se po trajtohet në mënyrë intensive.

Naim Kuqi doktor dhe shef i intensives, ka njoftuar për Gazetën Monitor se personi në fjalë është pranuar në intensivë në gjendje të rëndë.

Kuqi ka thënë se në mënyrë urgjente është futur në operacion e që sipas tij momentalisht është ende në gjendje kome.

“Ne e kemi pranuar personin në gjendje shumë të rënë meqë rast atij i është amputuar dora dhe këmba e djathtë. Personi ka qenë i dëmtuar rënë nga treni dhe tani është në mjekim intensiv. Mund të themi frymëmarrja e tij po realizohet me respirator”, ka thënë Kuqi për Gazetën Monitor.