Të shtëna në Beograd, një i plagosur

Kronika March 22, 2017 - 22:54

 

Pa të shtënave në hotelin “Pragë” në Beograd ka mbetur një i plagosur i cili sipas informatave jozyrtare është biznesmeni Predrag Rankoviç Pecon.

Personi i plagosur është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton B92, transmeton Klan Kosova.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, hetimet janë duke vazhduar dhe se policia është duke punuar intensivisht për të hedhur në drite rrethanat e rastit.