Gjatë vitit 2016, 27 raste korrupsioni të profilit të lartë

Kronika March 28, 2017 - 10:57

Gjatë periudhës një vjeçare, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka evidentuar 27 raste të korrupsionit të profilit të lartë  ku bëjnë pjesë kryetar  gjykatash, ministra, zëvendësministra dhe kryetar komunash.

Kjo është bërë e ditur në publikimin e raportit të monitorimit të rasteve të korrupsionit.

Në këtë raport është bërë poashtu e ditur se gjatë periudhës një vjeçare janë monitoruar 1505 seanca për këto lëndë, në 383 raste me mbi 980 persona, njofton Klan Kosova.

Betim Musliu nga ky Institut ka thënë se Prokuroritë dhe Gjykatat nuk po e kryejnë punën si duhet në fushën e trajtimit të korrupsionit.

Musliu ka kritikuar ashpër edhe politikën e dënimeve nga ana e Gjykatave. Musliu ka shtuar se viti 2016 do të mbahet mend si vit i spektakleve dhe luftës së komunikatave nga ana e Prokurorisë, ndërsa sipas tij, shumë raste nga këto aktakuza nuk e kanë kaluar as fazën fillestare në Gjykatë.

IKD ka gjetur poashtu edhe shumë shkelje në afate, për trajtim të lëndëve të korrupsionit.