Shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Prishtinë

Kronika April 12, 2017 - 22:45

Rreth orës 21:27 minuta në rrugën e ‘UÇK-së’ në Prishtinë, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për Gazetën Monitor se policia është në vendin e ngjarjes ku janjanë hasur dy gëzhoja si dhe një fishek i pashkrepur.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve të para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, apo për ndonjë të arrestuar.

“Me daten 12.04.2017 rreth ores 21:27 ne rr.”UÇK” jane degjuar te shtena me arme.Njesia policore kane arritur ne vendin e ngjarjes ku kane hasur ne dy gezhoja, nje fishek i pa shkrepur. Ne baze te informacioneve te deritashme nuk raportohet per te lenduat. Ne lokacion kane dalur njesitet relevante policore, hetuesia dhe krimteknika te cilet po merren me ekzaminimin e vendit te ngjarjes”, ka thënë Kelani.