Policia arreston një person që tentoi të futet me dhunë tek Selia e 'NISMA'-s
Në orët mbrëmjes së sotme, një person është arrestuar nga Policia e Kosovës tek selia e një partie politike.
Indeksonline mëson se i njëjti person është arrestuar në lagjen “Pejton” të Prishtinës, tek Selia Qendrore e “Nisma”-s.
“Ai tentoi me dhunë të futet tek selia. Ai poashtu bërtiste: Du mu taku me Fatmirin...”, thotë ky burim.
Indeksonline mëson se i dyshuari që tentoi të futet me dhunë në Selinë Qendrore ka kërkuar që të takohet me kreun e Nisma-s, Fatmir Limajn.
Mirëpo, ai nuk është lejuar të futet brenda nga zyrtarët e partisë.
“Momentin kur ka ardhë Policia e Kosovës ai iu ka drejtu atyne: “Mos mu afroni se jam i armatosur me bombë”.
Më pas ka ardhur forca shtesë të PK-së dhe kanë arrestuar këtë person i cili me vete kishte një thikë”
Vlen të theksohet se Limaj kishte kërcënime të vazhdueshme kohëve te fundit.
E kjo bëri që liderit të kësaj partie t’i ofrohet edhe mbrojtje e afërt nga forcat e Policisë së Kosovës.