Çantat plot me drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi

Kronika June 22, 2017 - 20:10

Dy shqiptarë, 41 dhe 15 vjeç janë arrestuar teksa po ecnin në këmbë në rrethinat e Kozanit në Greqi, pasi në çantën e shpinës iu gjetën 9.8 kg kanabis sativa.

Mediat lokale raportojnë kanabisi ishte marrë nga Shqipëria, ndërsa shqiptarët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin grek.

Ndërkohë, ndaj 41-vjeçarit ishte dhënë më parë masa e ndalimit të hyrjes në zonën Shengen, shkruan Lapsi, transmeton Klan Kosova.