Një muaj paraburgim për të ekstraduarin nga Belgjika, i dyshuar për vrasje në Deçan

Kronika June 28, 2017 - 20:59

Gjykata e Pejës e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim për Shaip Zukajn, i dyshuar për vrasje, tentim vrasje e armëmbajtje pa leje, vepra të kryera në Tregun e Gjelbër të Deçanit më 2011.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për kallxo.com gjyqtari i rastit, Sylë Lokaj.

“Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të dyshuarit”, tha gjyqtari Lokaj.

Gjatë seancës gjyqësore ndaj Shaip Zukajt për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, pas ekstradimit të tij në Kosovë nga autoritetet belge, i pandehuri tha se nuk është i përgatitur që sot të deklarohet.

Shaip Zukaj nga fshati Beleg i Deçanit dyshohet se në vitin 2011 me pushkë automatike ka vrarë Zymer Dervishajn dhe ka plagosur Adil Thaçin, në Tregun e Gjelbër të Deçanit.