Rrihen katër vëllezër në Gjilan, askush nuk e di arsyen (Video)

Kronika June 29, 2017 - 21:19

Xhamat e thyer e copëzat e tyre nëpër tokë po qëndrojnë që nga mesnata e 28 qershorit.

E gjurmët aty dëshmojnë se shqiptarët nuk janë fort të bashkuar siç synonte “Lidhja e Prizrenit”, sipas të cilës është pagëzuar rruga ku ata banojnë në Gjilan.

Bëhet fjalë për katër vëllezër që u zunë mes vete në atë zonë qendrore të  qytetit.

E edhe pse këta thanë që tani çdo gjë është në rregull, në policinë  e kësaj ane, konfirmojnë se dy nga ta ende gjenden nën mbajtjen policore.

Sipas policisë shkaqet e zënkës në mes vëllezërve nuk dihen. /Klan Kosova/