Tri shtëpi plaçkiten në Drenas (VIDEO)

Kronika July 24, 2017 - 23:21

Gjatë mbrëmjes së sontme, janë plaçkitur tri shtëpi në Drenas, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova mëson se vendi ku ka ndodhur ngjarja, përkatësisht në lagjen Drenasi 3 është i rrethuar me policë.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me policinë e këtij rajoni për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti por kjo gjë ka qenë e pamundur.