Vetura godet këmbësorin në autostradën 'Ibrahim Rugova' (Foto)

Kronika August 12, 2017 - 17:48

Një këmbësor është goditur nga vetura para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në afërsi të Prizrenit.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, i aksidentuari ka mbetur i shtrirë me lëndime në mes të rrugës, derisa ekipet mjekësore kanë intervenuar menjëherë.

Ndërsa shoferi që po voziste veturën BMW, po qëndron te vendi ku ndodhi aksidenti, dhe po merret në pyetje nga policia.