Arrestohet shtetasi kosovar me vizë të falsifikuar gjermane

Kronika August 27, 2017 - 20:49

Nënshtetasi i Republikës së Kosovës, XH.SH.(40), dje është arrestuar në aeroportin “Leka i Madh” në Shkup për shkak të posedimit të vizës së rreme gjermane, të cilën, siç ka thënë i arrestuari, e ka blerë nga një person i panjohur në Gjermani për 1.000 euro.

Sipas informatave nga MPB, gjatë kontrollimit të pasaportave për dalje nga Maqedonia, zyrtari policor ka dyshuar në rregullsinë e vizës së XH.SH. për qëndrim të përhershëm në Gjermani.

XH.SH. është marrë në bisedë informative, prej ku më pas është dorëzuar te zyrtarë policor të SPB – Shkup për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/