Ja sa mijë raste të vjedhjeve kanë ndodhur në Kosovë vetëm për tre muaj (Video)

Kronika August 27, 2017 - 21:36

Vjedhjet mbeten shqetësim, si për Policinë e Kosovës, ashtu edhe për vetë qytetarët.

Vetëm në tremujorin prill-qershor të vitit 2017 kanë ndodhur 1161 raste të vjedhjeve. 

Megjithatë, sipas statistikave që posedon Policia e Kosovës, një dukuri e tillë ka shënuar rënie në krahasim me vitin paraprak.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës vetëm në tremujorin e dytë (prill-qershor) të vitit 2017 numri i vjedhjeve si ato të ulëta po ashtu edhe ato të rënda ka shënuar rënie për 9 për qind.

Hoxha thotë se edhe gjatë sezonit veror ka një numër të madh të vjedhjeve.

Ndërsa, rajoni i cili dominon me shifra më të larta sa i përket vjedhjeve është Prishtina.

E qytetarët vazhdojnë të ndihen të pasigurt, madje edhe ata që nuk ju ka ndodhur t’i plaçkitin.

Ndërsa, një banor tjetër i cili ka ardhur për pushime në Kosovë ka një tjetër hall.

E sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e vjedhjeve ka pasur disa të arrestuar dhe sipas procedurave ligjore, ata janë sjell para organeve të drejtësisë për vendime të mëtejme gjyqësore. /TribunaChannel/