Ndodh edhe kjo në Kosovë: E zë hajnin në shtëpi, qytetari rrezikon tre vite burg

Kronika August 27, 2017 - 22:08

Një qytetar nga rrethina e Gjilanit rrezikon të dënohet me tri vite burg, kjo pasi që ai ka ndaluar një hajn në shtëpinë e tij.

Qytetari i me inicialet E.A ka rrëfyer për Gazetën Monitor se si një person i ka hyrë në shtëpinë e tij për të vjedhur e që ky i fundit ka rëndë në duart e pronarit.

E.A tregon tutje se ai e ka lidhur personin që kishte tentuar vjedhje në shtëpinë e tij dhe e kishte lajmëruar policinë.

Ndërkaq Prokuroria e Gjilanit i ka bërë me dije E.A se ai rrezikon të mbajë tri vite burg për shkak të izolimit të ‘hajnit’.

Në anën tjetër prokuroria e Gjilanit ka dënuar hajnin me 7 muaj burg dhe gjobë prej 700 eurosh.

Image