Ja kush është i arratisuri nga QKUK-ja

Kronika September 30, 2017 - 20:01

I arratisuri nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Avni Osmani i cili po vuante dënimin në Burgun e Dubravës, ishte sekseri i Zyrafete Imerajt, e cila aktualisht është ushtruese e detyrës së drejtoreshës së burgut.

Burime të "Indeksonline"  brenda burgut bëjnë me dije se Osmani ka lidhje me drejtoreshën Imeraj dhe se ai ishte i priviligjuar nga udhëheqësa të pavilonëve tjerë, përfshirë edhe drejtorin e pavilonit 8, Agron Rexha.

Po të njëjtat burime thonë se Osmani ka futur brenda burgut telefona, ku vetëm vitin e kaluar i ishin zënë 17 të tillë. 

Avni Osmanit i kishin mbetur edhe 17 vite burg për t`i mbajtur, por që i njëjti është arratisur mbrëmjen e djeshme nga QKUK. 

Burime të "Indeksonline" kanë thënë se Osmani e shfrytëzonte pikërisht spitalin për t`i futur telefonat në Dubravë.

Kujtojmë se Osmani ishte dënuar me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë të vitit 2004.