Si u mori jetën rrëzimi i shkëmbit 3 familjarëve në Lezhë

Kronika October 08, 2017 - 21:39

E gjithë Lezha është tronditur pasditen e së shtunës nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në aksin Torovicë - Malecajt.

3 anëtarë të një familjeje humbën jetën pasi makina e tyre tip Land Rover u godit nga një shkëmb që u rrëzua nga ana e malit.

Viktimat janë Edmond Zefi 31-vjeç, vëllai i tij Valentin Zefi 29-vjeç dhe Alda Gjergji, 21-vjeç bashkëshortja e shtatzënë e Edmondit. 

Skena në vendin e ngjarjes ishte e rëndë ndërsa familjarët e thirrur për të bërë identifikimin e viktimave nuk mund t’ju besonin syve.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë dhe të zjarrfikëses.

Ishin këta të fundit që të ndihmuar edhe nga banorë të zonës bënë të mundur nxjerrjen e viktimave nga makina që siç duket edhe nga pamjet është shkatërruar krejtësisht./lapsi.al/