Aksident i rëndë, lëndohen 30 nxënës, ja në cilën komunë

Kronika November 14, 2017 - 13:11

Rreth tridhjetë nxënës janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 7 e 30 minuta, në aksin rrugor Demir Hisar-Kërçovë.

Aksidenti ka ndodhur në momentin kur autobusi me të cilin janë transportuar 30 nxënës të shkollës fillore “Goce Dellçev” nga Demir Hisari është përplasur me një furgon.

“Sot në mëngjes ka ndodhur aksident mes një furgoni me targa të Manastirit që drejtohej nga S.S. (56) nga Krusheva dhe një autobusi poashtu me targa të Manastirit që drejtohej nga Z.S. (49), në të cilin kanë qenë 30 nxënës”, njoftoi MPB.

Në këtë aksident lëndime të rënda ka marrë shoferi i furgonit, kurse nxënësit kanë marrë lëndime të lehta.