17 vjet burgim për shtatë të akuzuarit për terrorizëm

Kronika July 17, 2018 - 16:23
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 17 vjet e disa muaj burgim shtatë nga tetë të akuzuarit për pjesëmarrje në vepra terroriste, raporton “Zëri.info”.

Kryetarja e trupit gjykues, Suzana Qerkini gjatë shpalljes së aktgjykimi bëri të ditur se shtatë nga tetë të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe secili veç e veç janë dënuar për veprat  penale, pjesëmarrje në grupe terrorizëm.

Sipas aktgjykimit të gjykatës i akuzuari Kujtim Bytyqi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 muaj burgim me kusht, i cili nuk do mbahet nëse personi në fjalë nuk kryen ndonjë vepër penale për një vit.

I akuzuari Besim Shabani është dënuar me 3 vjet, Adil Bushi me 2 vjet e 4 muaj burgim, Ekzon Latifi 3 vjet burgim, Jetmir Bushi me  2 vjet e 4 muaj dënim, Artan Kadriu me 4 vjet burgim, si dhe Bekim Halili me 3 vjet dënim, raporton m tutje “Zëri.info”.

Ndërsa sa i përket të akuzuarit të tetë, Jeton Hajdini në mungesë të provave gjykata e ka liruar  nga aktakuza.

Dy të akuzuari Bekim Halili dhe Kujtim janë dënuar edhe për armëmbajtje pa leje. Të njëjtëve u konfiskohen armët. /ZëriImage