Policia tregon detaje nga vdekja e 27-vjeçarit në Podujevë

Kronika July 17, 2018 - 23:11
Lexo detajet

Një person i gjinisë mashkullore me inicialet A.D 27-vjeçar, ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë në fshatin Llaushë të Podujevës, shkruan “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Vritet një person në Podujevë

Flora Ahmeti, zëdhënëses e Policisë së Rajonit të Prishtinës për “Zëri.info”, ka sqaruar se sot rreth orës 18:00 në stacionin policor në Podujevë është hapur ky rast si vdekje e dyshimtë, shkruan “Zëri.info”.

“Njesitet policore ne koordinim me prokurorine perkatese po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave qe kane te bejne me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë. Zëri