Aksident i rëndë trafiku në Gjakovë, vdes një fëmijë - lëndohen 9 persona të tjerë (FOTO)

Kronika September 23, 2018 - 21:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, në Komunën e Gjakovës.

Tri automjete janë përfshirë në aksident, në fshatin Meqë - duke shkaktuar vdekjen e një fëmije.

Si rezultat i aksidentit të tmerrshëm janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Të lënduarit në këtë aksident janë çuar me ambulancë në spital, ka bërë të ditur ai.

Gazeta Express ka mësuar jozyrtarisht se fëmija që ka humbur jetën është i gjinisë femërore.

Dy fotografi shfaqin dy prej tri automjeteve, të dëmtuara rëndë.

Image

Image