Ndizen qirinj për viktimat në komunikacion

Kronika November 18, 2018 - 09:01
Vetëm për dy ditë humbin jetë gjashtë persona në komunikacion

Sonte përpara Tetarit Kombëtar të Kosovës do të ndezën qirinj në ora 18:00 në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Vetëm në dy ditët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona si pasojë e aksidenteve.

Katër persona të një familje humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të premten mbrëma në Mramor të Prishtinës, ndërsa mbrëmë nga një aksident i ndodhur në Malishevë ka ndërruar jetë dhe një grua.

Ndërsa, për shkak të një aksidenti të ndodhur më 12 nëntor, një person ka ndërruar jetë ditën e djeshme në QKUK.