Probleme në procesin e verifikimit për femrat e dhunuara gjatë luftës

Kronika November 18, 2018 - 21:48
Lexo Detajet

Femrat e përdhunuara gjatë luftës vazhdojnë të përballen tani me sfidën e radhës.

Para tyre dalin shumë telashe gjatë procesit të regjistrimit si viktima të dhunës seksuale.

Një rast konkret e sjell RTK-ja, ku njëra prej tyre u desh ta denoncojë tërë rastin në RTK, para se komisioni t’ia njohë statusin dhe të fillojë ta marrë mbështetjen financiare.

Ishin dy deklarata të ndryshme sa i përket njohjes së statusit nga ana e Komisionit Qeveritar dhe ankthit të pritjes për 8 muaj që viktima e dhunimit seksual gjatë luftës nga ushtria dhe policia serbe ende nuk kishte marrë përgjigje.

Por pas transmetimit të kronikes, Komisioni ia njeh statusin e viktimës me datën 2 nëntor viktima thotë se e ka marrë statusin ndërkaq me 5 nëntor i ka marrë tre pensione në mënyrë retroaktive për të cilat ka edhe dëshmi.

Sa i përket Komisionit prapë e mohon një gjë të tillë.

Deri më tani kanë aplikuar mbi 780 raste, prej tyre njohjen e statusit nga ana e Komisionit Qeveritarë e kanë marrë 145 raste dhe 102 raste janë refuzuar që sipas Komisionit provat e ofruara nuk kanë qenë bindëse dhe rastet e tilla kanë të drejtë ankese dhe kërkesë për rishqyrtim në Komision.

">http://