Aksident pranë katedrales në Prishtinë, edhe ambulanca në vend të ngjarjes (FOTO)

Kronika November 18, 2018 - 23:02

Një aksident trafiku ka ndodhur në natën e së dielës, në Prishtinë.

Disa vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në udhëkryqin pranë katedrales "Nënë Tereza".

Dyshohet se shkaktari kryesor i këtij aksidenti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime, ka mësuar Gazeta Express.

Policia, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk ka dashur të japë detaje rreth rastit.

Edhe një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, për t'i dhënë trajtim mjekësor të lënduarve.

Janë siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Image
Image