Kontrabandohen katër lopë

Kronika January 17, 2019 - 12:07
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Policia ka njoftuar që njësiti patrullues ka ndaluar në kufi një kamionë me targa vendore i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull. Ai në kamion pa dokumente përcjellëse po barte katër krerë lopë, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar të procedurë të rregullt ndërsa kafshët janë konfiskuar nga Dogana.

LEXO EDHE: Vidhet një Golf 3

“Mitrovicë 16.01.2019 – 15:20. Njësiti patrullues ka ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ku gjatë kontrollit i njëjti po bartte kafshë (katër krerë lopë) pa dokumente përcjellëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa kamioni me kafshët janë konfiskuar nga Dogana”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI