Përfundon intervistimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Specialja

Kronika January 17, 2019 - 23:18
Lexo Detajet

Intervenimi ndaj ish-ushtarit te UÇK-së Naser Krasniqi ka përfunduar pak minuta më parë. Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Florin Vertopi deri sa nuk ka dhënë më shumë detaje se në çfarë cilësie është intervistuar Krasniqi.

“Dëgjohemi nesër sepse jam shumë i lodhur”, ka thënë shkurt Vertopi për Express.

Për dy ditë me radhë ish- komandanti i UCK-së, nga zona e Pashtrikut, Naser Krasniqi ishte duke u intervistuar në zyrat e EULEX-it në Prishtinë

Ky i fundit e ka angazhuar për avokat Florin Vertopin, por që nuk ka treguar më shumë nëse është ftuar Krasniqi në rolin e dëshmitarit apo të akuzuar.