Lenjani: Të moshuarit i kemi bërë 19 analiza laboratorike, se kemi për detyra ta qojmë edhe në shtëpi

Kronika January 18, 2019 - 13:50
Lexoni detajet

Pas publikimit të një video ku shihet një i moshuar në Klinikën Emergjente i cili nuk dukej në gjendje të mirë shëndetësore, ka reaguar drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani.

Ai ka thënë para mediave se pacientit i janë bërë mbi 19 analiza laboratorike. Sipas tij, nga ekzaminimet që i janë bërë pacientit, është vlerësuar se ai mund ta vazhdoj trajtimin në shtëpi.

LEXO EDHE: Drejtori i Emergjencës thotë se të moshuarit i është dhënë ndihmë mjekësore

“Rasti ka qenë nga Mitrovica. Kemi më shumë se 19 analiza laboratorike që janë kryer për rastin në fjalë. Në bazë të egazaminimeve, është vlerësuar se trajtimi mund të bëhet në shtëpi, apo në institucionin më të afërt në komunën të cilës i takon i sëmuri”, ka thënë ai.

Sipas Lenjanit, kjo klinikë nuk e ka për detyrë që të bajt transportimin  e të sëmurëve në komunat të cilave ata u takojnë/Zëri/