“Syri i Ciklopit” mbushet me plehra

“Syri i Ciklopit” mbushet me plehra

Kronika April 15, 2019 - 08:38
Lexoni më shumë detaje

Ky është “Syri i Ciklopit”, një atrakasion i ri turistik që gjendet vetëm katër kilometra larg Tiranës, e që kohët e fundit po shihet si një pikë turistike ideale.

Por siç shihet dhe nga pamjet në video, vendin e kanë mbuluar mbeturinat që lihen sa herë që turistët kalojnë fundjavat e tyre aty.

Image

Edhe këtë herë, iniciativa ka qenë individuale. Fatjon Plaku, fotograf dhe njëherësh adhurues i natyrës, përmes një postimi në facebook arriti të sensibilizojë të rinjtë e zonës që ta pastronin këtë atraksion të ri turistik.oranews