400 persona të gatshëm të dëshmojnë për masakrën e Dubravës

400 persona të gatshëm të dëshmojnë për masakrën e Dubravës

Kronika May 21, 2019 - 19:06
Lexo tjera detaje

Bislim Zogaj, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, ka thënë se dëshmi për kallëzim penal e dënim të dikujt për krimin ka, por nuk është bërë punë në atë drejtim.

Ai ka folur të martën në Radio Televizionin e Kosovës.

“Për Masakrën e Dubravës ka shumë fakte dhe shumë dëshmitarë, por ka shumë pak punë.  unë besoj se për t’u ngritur kallëzim penal dhe për t’u dënuar njerëzit ka material të mjaftueshëm. Katërqind persona janë të gatshëm që të japin deklarata”, ka thënë ai.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë pikërisht për përvjetorin e masakrës së Dubravës.