Vëllau i Rexhep Selimit, i mbijetuar nga masakra e Dubravës, kujton vendin e krimit

Vëllau i Rexhep Selimit, i mbijetuar nga masakra e Dubravës, kujton vendin e krimit

Kronika May 22, 2019 - 16:21
Lexo tjera detaje

Rexhep Selimi së bashku me vëllaun e tij, të mbijetuar nga masakra e Dubravës, kujtojnë njërën ndër masakrat më të rënda të regjimit serb në Kosovë.

Deputeti Selimi, përmes një shkrimi në rrjete sociale, ka postuar fotografi së bashku me vëllaun e tij, Asllan Selimi, i cili qysh në kohën e hershme ishte marrë me veprimtari kundër regjimit të Serbisë në Kosovë.

Së bashku me dy vëllezërit Selimi, të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të mbijetuarit tjerë nga ajo masakër, Liburn Aliu dhe Enver Dugolli.

Deputeti Selimi, ka shkruar se kanë vënë lule te ai muri ku ishin përplasur plumbat e armikut serb pasi kishin tejshpuar trupat e të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës. Shumë prej tyre ishin vrarë e disa prej tyre kishin mbijetuar duke u përballur me vdekjen.

Ish-themeluesi i UÇK-së, ka shtuar se kriminelet serb kishin treguar edhe një herë se sa të poshtër janë, se sa të ligj janë, se sa frikacakë janë…

Selimi shtoi se “ne ua përserisim se sa të vendosur jemi për të mos ua falur kurrë krimet që i kryen kundër popullit tonë”.