Për 24 orë, Prokuroria ngrit 69 aktakuza

Për 24 orë, Prokuroria ngrit 69 aktakuza

Kronika July 15, 2019 - 14:28
Lexoni detajet

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 76 personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar 5 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë nëntë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të njëmbëdhjetë personave, si dhe ka bërë dy kërkesë për bastisje.

Nga bastisja e parë janë sekuestruar, 4.1 kg heroinë, një makinë për paketim të substancave narkotike, disa pllaka metali, disa bulona (pesë të makinës), një telefon celular, 150 euro dhe 400 dinarë të Serbisë. Ndërkaq, janë bastisur disa barnatore në Deçan, me ç’rast janë konfiskuar disa barna dhe janë ndaluar dy persona.