Hajnat vjedhin 100 përforcues të shtyllave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Hajnat vjedhin 100 përforcues të shtyllave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika July 16, 2019 - 10:16
Lexo Detajet

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, njoftohet se persona të panjohur kanë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse.

Këtë vjedhje e ka raportuar ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor i firmës për mirëmbajtjen e autostradës.

Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.