Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronika July 24, 2019 - 10:11
Lexoni detajet

Një person është plagosur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima e gjinisë mashkullore ka njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

I njëjti është qëlluar në kofshë ndërsa predhat kanë goditur edhe një furrë të bukës dhe një veturë të parkuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT.

Lidhur me rastin është informuar prokurori.