Vaki kosovare: Vrau qenin e fqinjit se ia hëngri pulën

Vaki kosovare: Vrau qenin e fqinjit se ia hëngri pulën

Kronika August 25, 2019 - 13:14
Lexoni detajet

Një person në Gjakovë ka vrarë qenin e fqinjit të tij meqë ia kishte ngrënë një pulë

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Sopot të Gjakovës. Policia ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

Të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull K-Shqiptar dhe një mashkull K-Rom, pasi që i dyshuari i parë ia kishte vra qenin të dyshuarit të dytë, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ishte përkujdes për qenin pasi i kishte ngrënë një pulë te dyshuarit të parë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.