E sulmon policin, një muaj paraburgim për prizrenasin

E sulmon policin, një muaj paraburgim për prizrenasin

Kronika October 10, 2019 - 16:25
Detajet

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.S për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.10.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019.

I pandehuri me datën 07.10.2019, rreth orës 14:45 minuta në Prizren, saktësisht në parkingun në afërsi të zjarrfikësve në Prizren sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Derisa zyrtari policor ishte duke parkuar automjetin e tij i pandehuri fillon ta ofendojë me fjalë të ndryshme.

Kur personi zyrtar S.J i kishte thënë “eja me mua në stacionin policor” i pandehuri e ka sulmuar fizikisht duke e kapur për uniformën policore dhe ia hedh kravatën në tokë. Aty kanë ndërhyrë dy kolegët e të dëmtuarit dhe e kanë parandaluar sulmin e mëtejmë.