5 vjet burgim për personin që goditi për vdekje dy femra te “Rruga B”

5 vjet burgim për personin që goditi për vdekje dy femra te “Rruga B”

Kronika October 21, 2019 - 18:15
Detajet

Luftrim Musaj është dënuar 5 vjet burgim për aksidentin tek Rruga B, ku si pasojë e kanë humbur jetën dy femra.

Ideskonline ka kontaktuar avokatin e të dënuarit, Fanol Krasniqin i cili ka konfirmuar që Musaj nga sot ka shkuar në vuatje të dënimit në Burgun e Dubravës.

“Para 10 ditë Iu është ardhur urdhëresa nga Gjykata Themelore ne Prishtine që me datën 21.10.2019, ne ora 12:00, te paraqitet ne institucion korrektues ne Dubravë për vuajtjen e dënimit Luftrim Musaj. Edhe pse Musaj ka mundur t’i shfrytëzoj disa mjete juridike për ta shtyrë procedurën mirëpo ai vullnetarisht është paraqitur sot në burg të Dubravës. Vlen të theksohet se edhe nëna e Leutrim Musaj i ka kërkuar Gjykatës që sa më parë të nisin procedurat për vuajtje të dënimit, ndaj djalit te saj Lufrim Musaj”, ka thënë avokati Fanol Krasniqi.

Ndryshe, aksidenti kishte ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar ku si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën një 30-vjeçare dhe 23-vjeçare.