Policia jep detaje për aksidentin në Lagjen e Spitalit

Policia jep detaje për aksidentin në Lagjen e Spitalit

Kronika October 22, 2019 - 21:25
Detajet

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka dhënë detaje për aksidentin e sontëm në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Ai ka thënë se në këtë aksident ka mbetur i lënduar një person, teksa për procedurat e mëtutjeshme, Krasniqi, tha se po merren ekipet përkatëse të Policisë së Kosoës.

“Po ka ndodhur një aksident në Lagjen e Spitalit, para pak orësh. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident. Ekipet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Blic.