Humbë jetën shqiptari në një aksident në Greqi, tjetrit i presin këmbën

Humbë jetën shqiptari në një aksident në Greqi, tjetrit i presin këmbën

Kronika October 23, 2019 - 15:41
Lexoni detajet!

Një aksident ka ndodhur në Maleme pak pas orës 11:00 mbrëmjen e së martës në autostradën e vjetër Chania -Kissamos në Greqi.

Në aksident u përfshinë dy shtetas shqiptarë 31 dhe 34 vjeç, ku njëri prej tyre fatkeqësisht humbi jetën.

Mësohet se 31-vjeçar humbi jetën në vend, ndërsa 34-vjeçari u plagos rëndë dhe u dërgua në Spitalin Chania me plagë të shumta.

34-vjeçari iu nënshtrua një operacioni dhe për fat të keq mjekët duhej t’ia prisnin njërën këmbë.

Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti po hetohen nga autoritetet policore. /Tch