I zhduket burri, gruaja kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës

I zhduket burri, gruaja kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës

Kronika March 26, 2020 - 10:38

Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se burri i saj është larguar nga shtëpia

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ndërkaq është lajmëruar në polici të mërkurën, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. 

Gruaja ka lajmëruar në polici se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

“Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 24.03.2020-12:10. Me 25.03.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull  kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thekson raporti.