Spitali i Pejës jep detaje mbi gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Dollc
Kronika
May 18, 2026 - 08:38
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Në këtë aksident mbetën të lënduar edhe katër persona, shkruan Zeri.info.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje mbi gjendjen e tyre, ku është bërë e ditur se njëri nga ta është dërguar në QKUK për trajtim.
“Një person po vazhdon trajtimin në spitalin tonë, ndërsa dy persona, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.
Sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente, një person tjetër ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, por nuk është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim. /Zëri