Shpërthen lëndë plasëse pranë kantierit të ndërtimit në Kamzë, vetëm dëme materiale

Shpërthen lëndë plasëse pranë kantierit të ndërtimit në Kamzë, vetëm dëme materiale

Kronika May 24, 2026 - 12:02

Një shpërthim është regjistruar gjatë natës në Kamëz, ku një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi në bulevardin “Nënë Tereza”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, pa të lënduar, shkruan rtsh.al.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa mbetet ende e paqartë motivi i shpërthimit dhe lloji i saktë i lëndës së përdorur.