Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia
Foto: Policia e Kosovës

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Kronika May 26, 2026 - 13:37

Policia e Kosovës sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të kafshëve.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë ndalur dy automjete të dyshuara me targa vendore, në të cilat janë gjetur të ngarkuara 27 dele dhe katër qengja pa matrikula në vesh, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Automjetet dhe malli janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme.