Vdes 13-vjeçari nga Kumanova pas goditjes nga makina derisa ishte me trotinet

Vdes 13-vjeçari nga Kumanova pas goditjes nga makina derisa ishte me trotinet

Kronika May 29, 2026 - 13:01

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë në fshatin Çerkez te Kumanovës, në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup. Sipas MPB-së në aksident  janë përfshirë një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës i drejtuar nga F.S. (24), dhe nje trotinet elektrik i drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar.

Si pasojë i përplasjes, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm te Kumanovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Drejtuesi i automjetit është privuar nga liria në Stacionin Policor të Kumanovës, Ne vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori Publik dhe dhe ekipi i SPB Kumanovë, të cilët kan kryer ekspertizën dhe pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat