Sulmoi policët në Prishtinë, dërgohet për trajtim në repartin psikiatrik
Kronika
June 13, 2026 - 08:52
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 23:25 në rrugën " Fatmir Xhaka" në Prishtinë, raporton Zeri.info.
"Rr.Fatime Xhaka, Prishtinë 12.06.2026-23:25.Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtaret policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në tretman në repartin psikiatrik|, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri