Ngjarja tragjike në Prizren: Emërtimi i rrugës, “mollë sherri” mes dy djemve të axhës
Foto: Laura Hasani

Ngjarja tragjike në Prizren: Emërtimi i rrugës, “mollë sherri” mes dy djemve të axhës

Kronika June 14, 2026 - 17:49

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda nga një mjet i mprehtë.

Konflikti kishte nisur ndërmjet dy djemve të axhës.

Dyshohet se ngjarja kishte nisur si pasojë e mospajtimeve për emërtimin e një rruge në këtë fshat.

Derisa se si po shkojnë hetimet lidhur me këtë rast tragjik, për Klan Kosovën ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.