Policia konfiskon 52 paketime të Marihuanës

Kronika February 07, 2016 - 10:46

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në dy banesat e tij janë gjetur dhe konfiskuar 52 paketime të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë në peshë prej 28.2 gram.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./