Të dënuarit me burgim të përjetshëm në Maqedoni, lirohen nga burgu në Kosovë

Kronika February 10, 2016 - 23:38

Mësohet se ditë më parë janë liruar nga burgu i Dubravës Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të dënuar në Maqedoni me burg të përjetshëm për rastin ‘Monstra’.

Ismailoviq dhe Demiri, siç transmeton Alsat-M ishin arrestuar në mars të vitit 2013 në Prishtinë dhe ishin dënuar me 2.5 vjet burg për veprën armëmbajtje pa leje.

Ditë më parë në Kosovë u ka përfunduar dënimi i tyre. Lajmi nuk është konfirmuar e as përgënjeshtruar nga Ministria e Drejtësisë, e cila që nga arrestimi i tyre në Kosovë kishte bërë kërkesë për ekstradimin e tyre, për vuajtjen e dënimit në Maqedoni me burg të përjetshëm. Për rastin Monstra me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona.