Këta janë filmat që do të shfaqën në hapjen e Cineplexx (FOTO)

Kultura November 24, 2016 - 21:12

Po finalizohen përgatitjet që më 30 nëntor të bëhet hapja e kinemasë më të re në qytet, Cineplexx. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për media, shkruan “Zeri.info”.

Ndërsa filmat e parë që do të shfaqën janë: “Home Sweet Home”, që në fakt është zgjedhur të jetë premiera e parë e kësaj kinemaje, me regji të Faton Bajraktarit. Ky është propozimi i Kosovës për Oscar për kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. Pastaj do të shfaqet filmi,  “Inferno”, “Doktor Strejnxh”, “Fantastic Beasts”, “Never Go Back” dhe “Bad Santa2”.

Çmimet e biletave varjojnë nga 3 e deri në 6 euro, varësisht prej ditëve të javës dhe terminëve./Zeri/.