Hapet kinemaja 'Cineplexx' (FOTO)

Kultura November 30, 2016 - 20:14

Tashmë edhe zyrtarisht është bërë hapja e kinemasë “Cineplexx”, në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Presidenti Thaçi bashkë me përfaqësuesit e Albi Group dhe të Cineplexx kanë shtypur butonin e kuq, që shënoi edhe zyrtarisht nisjen e punës së kinemasë më të re në kryeqytet “Cineplexx”.

Kjo kinema do të ketë 6 salla dhe si brend ka origjinë nga Austria.

Filmi i parë që shfaqet është “Home Sweet Home”, me regji të Faton Bajraktarit, film me aktorë kosovarë i nominuar për Oscar.

“Cineplexx International” filloi të zgjerohej në vendet fqinje me Austrinë, dhe kinemaja e parë jashtë kufijve të Austrisë u hap në Bolzano (Itali).

ImageImage

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image