‘Flaka e Janarit’ 2017 për nderë të Jusuf Gërvalles

Kultura January 18, 2017 - 22:08

Për të 34-ten herë me radhë, Shoqata e shkrimtarëve të Pejës, organizoi sot aktivitetin tradicional "Flaka e Janarit" 2017.

Fondacioni për Arsim dhe kulturë " Atmosfera " në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtareve të Pejës organizuan " Manifestimin Tradicional Letrar - Poetik " FLAKA E JANARIT- 2017 ", manifestimin ky i cili u organizua për nderë të Jusuf Gërvalles, poetit shqiptar dhe atdhetar i shquar i cili u vra tragjikisht në gjermani.

Në ketë manifestim morën pjesë shume figura të shquara, e të larta të poezisë shqipe, intelektuale, ish - kryetar komunash, dekanë të fakulteteve në Universitetin " Haxhi Zeka ",qytetare nga komuna e Pejës dhe shume studentë, nga mbare trevat shqiptare me çka i dha shumë këtij programi kulturo – artistik, i cili u mbajt nën recitimin e shumë poezive ndarjen e shumë çmimeve dhe mirënjohjeve dhe këndimin e këngëve me motive patriotike - kombëtare.

 

 

Image